Përse rekomandohen testet lëkurore/kutane ( prick testet)
March 14, 2024
Prick test në lekurën e parakrahut për alergenët ajrorë dhe ushqimorë,
Mjeku alergolog i cili pas marrjes së një historiku të hollësishëm të sëmundjes apo ankesave të pacientit dhe ekzaminimit fizik vendos për kryerjen e ketyre testeve të cilët dërgojnë në gjetjen e shkaktarit, diferencimin me semundje të tjera jo alergjike, vendosjen e diagnozës dhe përcaktimin e trajtimit mbajtës dhe përfundimtar të sëmundjeve alergjike:
Cfarë është Prick Test?
Testi Prick është një test kutan/lekuror që konsiston në injektimin e një sasie të vogël të alergjenit në lëkurën e pacientit, zakonisht në parakrah. Reagimi i lëkurës ndaj alergjenit vlerësohet pas disa minutash. Nëse lëkura reagon dhe shfaq një skuqje dhe kruarje, atëherë kjo tregon praninë e alergjisë ndaj atij alergjenit të testuar.
Testi i shpimit të lëkurës përbëhet nga hapat e mëposhtëm:
- Pastrimi i parakrahut me alkool.
- Hedhja e lëngut që përmban alergjenë të ndryshëm në zonën e inspektimit.
Përdoret një lancetë sterile për të shpuar butësisht sipërfaqen e lëkurës në mënyrë që të mos kemi gjakderdhje, e cila lancete pastrohet pas secilit shpim.
- Pritet 15-20 minuta për rezultatet.
Këto teste janë shumë të dobishme për të identifikuar alergjenët që shkaktojnë simptoma alergjike tek pacientet me ankesa duke shfaqur rinit alergjik, astma apo alergji ushqimore. Këto teste mund të bëhen në moshë të ndryshme të fëmijëve mbi 5 vjeq dhe te te rriturit deri ne 65 vjeq dhe janë relativisht të shpejta dhe të lehta për t’u bërë.
Nëse testi Prick tregon se pacienti ka alergji ndaj një alergjeni të caktuar, mjeku mund të rekomandojë që pacienti të shmangë këtë alergjen në dietën e tij dhe në mjedisin e tij për të parandaluar reagime të tjera alergjike. Testet kutane si testi Prick janë një mjet shumë efektiv dhe i rëndësishëm për të identifikuar alergjinë dhe për të ndihmuar në trajtimin e duhur të alergjive.
Në përgatitjen e ekzaminimit, pacientët duhet të abstenojnë nga çdo ilaç antihistaminik dhe kortikosteroidë për një periudhë prej 7 ditësh përpara ditës së testimit, në mënyrë që të sigurohen nivelet më të larta të saktësisë.
Pinea Medical Center sjell inovacion ne problemet alergjike,diagnostifikim,trajtim,dhe ndjekje!
Partner i shendetit tuaj.