“Pina Medical Center”
Poliklinika në rrethin e saj ka 11 (njëmbëdhjetë) departamente – shërbime shëndetësore klinike
Caktoni terminÇdo gjë që na rrethon mund të jetë alergjen i dëmshëm, ne nuk mund t’i zbulojmë pa ndihmën e alergologut prandaj ndiqni rrugën drejt shëndetit me frymëmarrje të lirë me ekspertizën tonë në alergologji
Lexo më shumëDr. Sabahat Lleshi- Mjeke Specialiste e Mjekësisë Familjare
“Misioni i Mjekut të familjes është kujdesi cilësor për individin, familjen dhe komunitetin në të gjitha aspektet e shëndetit të tyre duke ofruar informacione të besueshme mjekësore sepse edukimi i duhur i pacientëve është çelësi për shëndetin dhe mirëqenien e tyre.”
Mjeku i Familjës në Poliklinikën & Laboratorin “Pinea Medical Center” ka për qëllimi të bëjë promovim shëndetësor, parandalim, diagnostikim, mjekim dhe rehabilitim të sëmundjeve, çrregullimeve dhe lëndimeve tek pacientët.
Mjeku Familjar kryen detyrën e bartësit dhe organizatorit te mbrojtjes parësore shëndetësore. Ai pranon pacientin nga infermierja, merre anamnezën, bën inspektimin, auskultimin, palpimin, vendos diagnozën e punës, referon për analiza dhe hulumtime diagnostike dhe konsulta specialistike, cakton diagnozën përfundimtare, trajton pacientin me terapi adekuate, bën edukimin dhe promovimin shëndetësor, këshillon pacientin etj.
Lexo më shumëProf.Dr.Sadije Namani- Mjeke Specialiste e Sëmundjeve Infektive
“Sëmundjet infektive shkaktohen nga mikoororganizmat e gjallë dhe nëse nuk trajtohen me kohë mund të shoqërohen me ndërlikime dhe vdekje. Pandemia e fundit COVID-19 ishte sfidë për njerëzimin e cila së bashku me paraqitjen e sëmundjeve emergjente infektive, sëmundjeve infektive te personat e imunokompromentuar i rendit sëmundjet infektive si problematikë globale shëndetësore.”
Disa nga sindromat apo sëmundjet që trajtohen nga specialistët e këtij departamenti mund të përmendim:
· Infeksionet me origjinë nga viruset( mononukleoza infektive, Herpes Viruset, VHZ, influenza, hepatitet virale etj).
· Infeksionet me origjinë nga ushqimet( helmimet ushqimore, Gastroenteritet, etj)
· Infekionet me origjinë nga kafshët( bruceloza, leptospiroza, leshmanioza,rikeziozat etj)
· Infeksionet e ndryshme parazitare( askaridozat, oxiuret, shiritet etj)
· Infeksionet sexualisht të transmetueshme( gonorrhea, clamidia, Hiv, mykoplasma etj.
· Infeksionet e sistemit nervor qendror(meningitet, Encefalitet, discitet etj)
· Gjendjet septike me origjinë të ndryshme, si dhe në bashkëpunim me specialistë të ndryshëm trajtojmë dhe gjendjet febrile të zgjatura me shkak të panjohur.
Lexo më shumë
Gjinekologu qëndron aty ku lind jetë. Shërbime gjithëpërfshirëse të shëndetit të grave, duke përfshirë ekzaminime rutinë, ekzaminime dhe udhëzime të personalizuara.
Lexo më shumëDr. Emrush Kryeziu- Mjek Specialist i Mjekësisë Interne-Hematologjisë
“Diagnostika dhe trajtimi i hershëm i sëmundjeve të organeve hematopoietike garanton cilësi më të mirë të jetës”
Departamenti i Hematologjisë i Poliklinikës “Pinea Medcial Center” ofron shërbim hematogjik i cili mbulon të gjitha llojet e patologjive hematologjike. Mjeku i këtij Departamenti është në shërbim të pacientëve me sëmundje hematologjike malinje dhe jo malinje, duke ofruar një shërbim multidisiplinor
Konsultë e specializuar
Lyrje Periferike e Gjakut
Diagnoza
Vlerësimi mjekësor
Plani i trajtimit dhe menaxhimit,
Ndjekjen në kohë të sëmundjeve hematologjike.
Departamenti i Hematologjisë në Pinea Medical Center ofron shërbim për patologjitë si vijon:
Anemia dhe çrregullime të tjera të rruazave të kuqe të gjakut
Ҫrregullime të rruazave të bardha të gjakut
Ҫrregullime të trombociteve
Ҫ’rregullime të koagulimit dhe të trombozës
Lexo më shumë
Dr.Bardhyl Abrashi- Mjek Specialist i Pediatrisë-Hematologjisë
Ass.Dr.Alije Keka-Sylaj- Mjeke Specialiste e Pediatrisë
“Pinea Medical Center” bënë Ofrimin e shërbimeve pediatrike të cilësisë së lartë si dhe trajtim të plotë për fëmijët, duke kombinuar eksperiencën e stafit të kualifikuar mjekësor dhe atij ndihmës. Synim kryesor kemi të ofrojmë shërbimeve mjekësore dhe trajtimeve bashkëkohore të krijojmë edhe një ambient sa më miqësor dhe familjar për pacientët e vegjël dhe familjarët e tyre, me besim të plotë se vetëm familjarët dhe mjeku pediatër e di se çfarë është më e mira për fëmijën, ne veprojmë si një skuadër e vetme për të ofruar më të mirën e mundshme dhe zgjidhjen optimale të çdo problematike mjekësore.
Duke formuar kështu një ekip të mirëformnuar mjekësor dhe mbi të gjitha me shumë eksperiencë, të aftë të ofrojnë shërbime shëndetësore gjithëpërfshirëse për fëmijët dhe për ti dhënë zgjidhje optimale cdo patologjie mjekësore. Stafi infermieror i kësaj Klinike përbëhet nga infermierë të specializuar kryesisht për të asistuar nga pikëpamja mjekësore fëmijët dhe nevojat e tyre specifike.
SHËRBIMET:
Histori të detajuar
Histori për ushqyrjen, rritjen dhe zhvillimin
Ekzaminim fizik
Teste diagnostifikuese
Trajtimin përkatës
Lexo më shumëDr. Afrim Poniku- Mjek Specialist i Mjekësisë Interne-Kardiologji
“Zemra është motori i organizmit, zbulo risqet e sëmundjeve kardiovaskulare, parandalo dhe jeto.
Në departamentin e kardiologjisë ju sigurojmë pacientëve me probleme kardiovaskulare, akute dhe kronike, të gjithë gamën e shërbimit mjekësor: ekzaminim, diagnostikim, trajtim, ndjekje klinike dhe ekzaminime laboratorike.
Shërbimet e Ofruara:
Kontrolla e Konsulta kardiake & Elektrokardiograma për të rritur dhe fëmijë
Holter Ritmi dhe tensioni (monitorim 24 orë i presionit të gjakut)
Ekografi kardiake për të rritur dhe fëmijë
Lexo më shumëPhd.Diola Dosti- Specialiste e Nutricionit Klinik
Dr.Dhurata Halabaku- Mjeke Specialiste e Mjekësisë Familjare & Specialiste e Nutricionit Klnik
Poliklinika & Laboratori “Pinea Medical Center” e ka fokus të rëndësishëm nutricionin që konsiston mbi ushqyerjen në mënyrë të shëndetshme me anë të protokolleve të bazuara në teknikat më të fundit shkencore. Shërbimet që ne ofrojmë përfshijnë një game të gjërë duke permendur me kryesoret siç janë:
Sherbimet:
– Konsultë nutricionisti
– Regjime ushqimore të personalizuara sipas moshës dhe kërkesave të organizmit
– Regjime ushqimore të personalizuara për menaxhimin e sëmundjeve kronike (obezitet, diabet, sëmundje kardiovaskulare etj)
– Testi intolerancës ushqimore
– Mineralograma
Dr. Mentor Spahiu- Mjek Specialist i Mjekësisë Interne-Endokrinologji
“Funksionet e orgazimit tonë lidhen me hormonet, endokrionologjia ka vlerë të veçant në diagnostifikim dhe trajtim të sëmundejve endokrinologjike, të cilat janë sfidë në mbarë globin”
Poliklinika & Laboratori “Pinea Medical Center” ofron këto
Shërbime & Trajtime
Trajtimi dhe monitorimi i pacientëve me Diabet Mellitus tip 1 dhe tip 2
Trajtimi dhe monitorimi i Diabetit Gestacional (diabetit të shtatzënisë)
Kontrolli dhe trajtimi i komplikacioneve akutre dhe kronike të diabetit
Diagnostikimi dhe trajtimi i patologjive të tiroides, hypertiroidizmit, hypotiroidizmit, nodujve të tiroides, etj.
Echo e Gjëndrës Tiroide
Në Poliklinikën” Pinea Medical Center” për herë të parë ofrohet:
-Vizita Andrologjike për të gjitha çrregullimet fertilitetit mashkullor dhe gjendjeve shoqeruese
-Trajtimi i sindromës së vezoreve policistike (PCOS), sindormës metabolike, etj.
Lexo më shumë
Andrologu është specialist mjekësor për gjininë mashkullore i cili fokusohet në mënyrë të veçantë mbi interesat dhe çështjet që kanë të bëjnë me aparatin gjenital mashkullor dhe me të gjitha implikimet si:
• Infertiliteti
• Impotenca
• Ejakulimi i parakohëshëm,
• Çregullimet hormonale
Problemet seksuale, etj
Në prani të problemeve të tilla, Dr. Spahiu ekzaminon statusin hormonal të gjinisë mashkullore dhe ofron zgjidhje të personalizuara.
Mos ngurroni të na kontaktoni për kujdesin më të mirë për shëndetin dhe performancën tuaj mashkullore.
Dr. Mentor Spahiu është burimi juaj i specializuar për çdo problem të shëndetit dhe performancës mashkullore.
Lexo më shumë