Privatësia e të dhënave
Mbështetur në të drejtën e institucionit, e cila derivon nga dispozitat e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale Nr.06/L-082, me qëllim të garantimit të mbrojtjes së të dhënave personale të pacientëve, bashkëpuntorëve, të të punësuarëve dhe për të gjitha subjektet e tjera.
Poliklinika “Pinea Medical Center”, si subjekt privat, e bënë mbrojtjen e të dhënave personale të pacientëve, bashkëpuntorëve, të të punësuarëve dhe për të gjitha subjektet e tjera (persona fizikë për të cilët sillen të dhënat e përpunuara) të dhënat personale e të cilëve mbi çfarëdo lloj baze (pajtueshmëri, kontratë etj) në çfardo mënyre përpunohen.
Të dhënat personale në Poliklinikën “Pinea Medical Center” përpunohen ekskluzivisht në pajtueshmëri me vlefshmërinë momentale të dispozitave ligjore dhe nënligjore nga fusha e mbrojtjes e të dhënave personale, si edhe rregullorja ligjore dhe nënligjore nga fusha e mbrojtjes shëndetësore dhe rregullimin e punës së institucioneve shëndetësore.
Poliklinika “Pinea Medical Center” i siguron qytetarit në ruajtjen e konfidencialitetit të dhënave personale dhe të informatave që janë të lidhura me gjendjen e tij shëndetësore; trajtimin mjekësor si dhe çdo informate tjetër, që përmban dokumentacioni i tij shëndetësor.
Ne Poliklinika “Pinea Medical Center” garantojmë standarde të barabarta në kujdesin shëndetësor për të gjithë qytetarët dhe banorët duke siguruar standardet gjatë përmbushjes së kërkesave në të gjitha nivelet e kujdesit shëndetësor, si dhe sigurim i kujdesit shëndetësor pa diskriminim në bazë të gjinisë, kombit, racës, ngjyrës, gjuhës, fesë, bindjeve politike, gjendjes sociale, orientimit seksual, shkallës së aftësive fizike dhe mendore, statusit familjar dhe moshës.
Ju sigurojmë për barazinë e plotë e sektorit publik, privat, dhe partneritetit publik-privat gjatë ofrimit të kujdesit shëndetësor, në pajtim me këtë ligj.
Mbikëqyrësit e Poliklinikës “Pinea Medical Center” janë të obliguar që të mbrojnë fshehtësinë e të dhënave personale që hasin gjatë kryerjes së detyrave së tyre, si dhe pas ndërprerjes së ushtrimit të detyrave të tyre.
Grumbullimin, ruajtjen dhe menaxhimin e të dhënave në mënyrë të rregullt dhe të sigurt;sigurimin e qasjes së lehtë në të dhëna; mbrojtjen dhe konfidencialitetin e të dhënave personale i garantohet cdo personi fizik.
Poliklinikën “Pinea Medical Center” siguron besueshmërinë e plotë, integritetin dhe mbrojtjen e të dhënave personale të subjekteve. Poliklinika i ndërmerr të gjitha masat e domosdoshme organizative, administrative, teknike dhe fizike për mbrojtjen e të dhënave personale që përpunohen dhe të njëjtat ato të dhëna, në çdo kohë, i mbron nga shkatërrimi i rastësishëm ose joligjor, nga humbja, ndryshimi, zbulimi ose qasja e paautorizuar ose edhe nga çfarëdo lloj formash të paligjshme të përpunimit.
Qytetari, është i autorizuar, që të bëjë deklaratë përkitazi me atë se kush mund të marrë informata mbi sëmundjen e tij dhe prognozën e saj, si dhe kush nuk ka të drejtë të jetë i njoftuar plotësisht ose pjesërisht mbi të dhënat e shërimit të tij.
Të dhënat nga paragrafi me larte duhet të mësohen, edhe pa marrë pëlqimin e qytetarit, vetëm nëse kjo është e përcaktuar me ligj.
Çdo subjekt i të dhënave personale ka të drejtë që të dorëzojë Kërkesë për qasje dhe rregullim për të dhënat e tij personale të cilat Poliklinika “Pinea Medical Center” i përpunon.