Prof. Dr. Sadije Namani pas përfundimit të studimeve të Mjekësisë në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë, vazhdon specializimin në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në QKUK dhe në Zagreb-Kroaci, dhe më tutje edukimin e vazhdueshëm profesional në Francë dhe Austri. Studimet Master i përfundoi në Universitetin e Prishtinës ndërsa të Doktoratës në Universitetin e Shkupit. Punon në Klinikën Infektive, shefe e repartit F, QKUK ku kryesisht mirret me trajtimin e Infeksioneve të Sistemit Nervor Qendror dhe Respirator, Sepsave, gjendjeve Febrile me etiologji të paqartë, Zoonozave dhe sëmundjet tjera infektive.
Kontributin e vet në mësimdhënie e filloi fillimisht në Rezonancë, pastaj në UBT dhe AAB. Ēshtë Anëtare e Shoqatës Evropiane për Sëmundje Infektive Pediatrike, Shoqatës Internacionale për Sëmundje Infektive, Shoqatës Evropiane për Sëmundjet Interne, OMK-së, Shoqatës së infektologëve të Kosovës, etj. Morri pjesë në hartimin e Udhërrëfyesit për Parandalimin dhe Kontrollin e Infeksioneve Spitalore, Udhërrëfyesit Klinik për Menaxhimin dhe Trajtimin i COVID-19, Ligjit për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve ngjitëse, koautore e librit :Bacterial Meningitis të botuar në SHBA, koautore e librit Sëmundjet Infektive, etj. Dr Sadije vlen të theksohet që ka mbi qindra publikime shkencore në revistat me prestigjioze ndërkombëtare, Kryetare e Edukimit të Vahdueshëm Profesional, mentore e specializantëve, anëtare e bordit editorial të EC paediatrics, pra bagazhi profesional dhe shkencor i Prof. Sadije lirisht mund të cilësoset si vlerë e shtuar edhe në rajon dhe më gjërë!
Punën e vet shumëvjecare në trajtimin e meningjiteve dhe sëmundjeve tjera infektive e prezentoi në konferenca të shumta ndërkombëtare dhe në publikimet shkencore:
https://www.researchgate.net/profile/Sadie-Namani/research
https://www.adscientificindex.com/?subject=Medical+Faculty&country_code=xk&sl5h=1
https://orcid.org/0000-0002-2411-8623
https://www.scopus.com/authid/detail.uri?authorId=36114984200