Ka kryer fakultetin- specializimin e Mjekësisë Familjare në Universitetin e Prishtinës. Ka përvojë shumëvjeçare në kujdesin parësor shëndetësor duke kontribuar në institucionet shëndetësore publike dhe private. Ka punuar në Qendren Kryesore të Mjekësisë Familjare-QKMF në Prishtinë me përkushtim në Shërbimin e Mjekësisë Familjare duke ofruar kujdes të vazhdueshëm gjithëpërfshirës për të gjitha grup moshat bazuar në dëshmi shkencore dhe konceptin e mjekësisë familjare duke pasur në qendër të vëmendjes pacientin dhe mirëqenien e tij.
Si mjeke familjare ku misioni i mjekut të familjes është kujdesi cilësor për individin, familjen dhe komunitetin në të gjitha aspektet e shëndetit të tyre duke ofruar informacione të besueshme mjekësore sepse edukimi i duhur i pacientëve është çelësi për shëndetin dhe mirëqenien e tyre.
Dr.Sabahat Lleshi, është emruar Kordinatore për ZHVP (Zhvillim të Vazhdueshëm Profesional) në QKMF duke marrë pjesë aktive në organizimin dhe realizimin e suksesshëm të shumë aktiviteteve nder vite si: ligjerata, trajnime, etj Dr.Lleshi gjithashtu ka marrë pjesë në shumë trajnime, kongrese, seminare, webinare, konferenca mjekësore të organizuara brenda dhe jashtë vendit me qëllim të ngritjes së njohurive dhe shkathtësive profesionale.
Dr.Sabahat Lleshi është anëtare e Këshillit Kosovar për Udhërrëfyes dhe Protokole Klinike (KKUPK) në MSH si dhe anëtare e grupit punues në hartimin e disa Udhërrëfyesve dhe Protokoleve klinike në MSH: Dr.Sabahat Lleshi është anëtare e organizatës botërore Soroptimist International Europe (SIE) që nga viti 2003 duke marrë pjesë aktive në shumë aktivitete humanitare në vend dhe më gjërë.