Dr. Shkëndije Dobruna, studimet themelore i ka përfunduar në Universitetin e Prishtinës ku e bëri mbrojtjen e punimit të magjistraturës me titull “Karcinomat e lëkurës, diagnoza dhe mjekimi”, ka Specializuar në lëmin e Dermtovenerologjisë në Universitetin e Tiranës nën supervizionin e Prof.Dr.Fabiola Ndoni, ndërsa Subspecializimin nga lëmia e Dermatokirurgjisë e përfundoj në “Landes Kranken Haus, Grac, Austri“ nën Supervizionin e Drejtorit të klinikës Prof. Dr.Helmut Kerl dhe Prof.dr. Sanja Schuler-Petrovic
Ka eksperienca të shumta në fushën e Dermatovenerologjisë dhe Dermatokirurgjisë, Estetikës Dermatologjike dhe Dermatoskopike, veqarishtë si subspecialiste dermatokirurge e vetmja në Kosovë.
Ka punuar në Qendrën Klinike Universitare – Prishtinë në Klinikën e Dermatologjisë e punësuar si Dermatologe dhe aktualisht është drejtoreshë në Klinikën “DermaD”
Dr. Shkëndije Dobruna, ka marrë pjesë në workshope dhe trajnime të shumta për Botox, Filler në Wels, Austri, Mynich, Gjermani, për Piling, Lasero-therapy, Graz, Nice, Vjene, për PRP microneedling Londer, Geneve dhe Terapi Fotodinamike, Graz Austri.
Shërbimet që ofron në Poliklinikën” Pinea Medical Center” janë:
Vizitë Dermatologjike
Konsultë Dermatologjike
Egzaminim dermatoskopik të nishaneve, tumoreve të lëkurës, etj
Kënaqësi ta kemi në Pinea Medical Center