Dr.YLFETE SHATRI-MUÇAJ, është specialistja e parë e Farmakologjisë Klinike në Kosovë dhe rajon. Është gjenerata e parë e specializimit bazë për Farmakologji Klinike në Ballkan. Paralel ka studiuar pranë Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë .Ka përfunduar specializimin e Dermatovenerologjisë në vitin 1998 në Prishtinë dhe Tiranë.
Ka eksperienca të shumta pune që nga viti 1981 ku me të mbaruar studimet pranë Fakultetit të Mjekësisë, pa shkëputje nga puna një kohë ka punuar në Institutin e Biokimisë pranë Qendres Diagnostike të QKUK-së duke vazhduar në KDV dhe për katër vite ka udhëhequr dhe trajtuar pacientët me Kimioterapi pranë repartit të Hematologjisë në Klinikën Interne të QKUK-së, duke vazhduar punën si specialiste e Dermatovenereologjisë pranë KDV në QKUK , e më pas edhe si Farmakolog Klinik. Momentalisht është themeluese dhe udhëheqëse profesionale si Dermatovenerolog dhe Farmakolog Klinik në klinikën “GENTIANA-GreLorGEN” në Prishtinë dhe ne kliniken ‘’Gentiana -Grelorgen’’ ne Tirane po ashtu konsulente edhe në Pinea Medical Center.
Dr.YLFETE SHATRI-MUÇAJ, një kohë të gjatë ka qenë anëtare e kryesisë së Bordit të Onkologëve pranë QKUK-së, ku ka marrë pjesë dhe ka kontribuar me punime shkencore në shumë konferenca dhe kongrese të Dermatovenereologëve ,Alergologëve, Onkologëve në vend dhe rajonale, europiane dhe botërore, njëkohësishtë ka qenë ligjeruese për trajtimin e Kimioterapisë në Kongresin e parë ndërkombëtar(Internacional ) të Onkologëve të Kosovës në Prishtinë.
Momentalisht është antare e Shoqatës së Dermatovenerologëve, Anëtare e Shoqatës Onkologjike të Kosovës dhe EADV-së, si dhe është kontribuese e OMICS group (Sun Antonio 2014 dhe Chikago Illinois 2016 etj ).Autore e shumë publikimeve shkencore,dhe ligjeruese në shumë kongerese shkencore në vend,rajon dhe internacionale.
Shërbimet që ofron në Poliklinikën” Pinea Medical Center” janë:
-Vizitë/konsultë farmakologjike
-Përgadit planet e trajtimit të sëmundjeve të ndryshme sipas protokolit te farmakologjise klinike
-Vizite/konsulte dermatologjike
Kënaqësi ta kemi në Pinea Medical Center